Pranon fajësinë për vjedhje të rëndë në Gjilan, dënohet me një vit burgim dhe 400 euro gjobë Foto: Ilustrim

Pranon fajësinë për vjedhje të rëndë në Gjilan, dënohet me një vit burgim dhe 400 euro gjobë

20 March 2019 12:13

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E. A., pas pranimit të fajësisë në seancën fillestare.

“Më 6 nëntor 2017, rreth orës 11:00, në fshatin Sllakovc të Komunës së Gjilanit, i akuzuari E. A. në plantacionin e pemëve, përkatësisht në trafon e sistemit solar për prodhimin dhe shpërndarjen e rrymës, në bashkëpunim me të akuzuarin K. S., dhe F. S. me dashje dhe qëllim që vetes t’i sjellin përfitim të kundërligjshëm pasuror, kanë kryer vjedhje të rëndë, duke shkaktuar dëm material në vlerë prej 3333.00 euro të dëmtuarit A. B”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

Sipas Gjykatës, ndaj të akuzuarit K. S. është bërë veçimi i procedurës për shkak të ekonomizimit të procedurës, ndërsa ndaj të akuzuarit F. S., Gjykata ka marr vendim me 26.01.2018.

Me këto veprime, i akuzuari E.A. ka kryer veprën penale “vjedhje e rëndë”.

Gjyqtari i Departamentit të Përgjithshëm, pas pranimit të fajësisë nga i akuzuari, ka shpall aktgjykim dënues prej një viti burgim dhe gjobë 400 euro.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme