Kronikë

Ndalohet për 48 orë arkëtari i KEDS-it që dyshohet se vodhi 5 mijë euro

 

Një punëtor (arkëtar) i KEDS-it në Ferizaj, është ndaluar për 48 orë nga organet e drejtësisë nën dyshimin se ka kryer vepër penale “Përvetësim në detyrë”.

Për të intervenuar në raste të tilla, Prokuroria Themelore në Ferizaj është mjaftë aktive dhe e shpejtë. Nga ana tjetër në KEDS kanë thënë se arkëtari i tyre B.B ka vjedhur gjithsej pesë mijë euro dhe ka ikur në drejtim të panjohur.