17 vjeçari ther bashkëmoshatarin në Fushë Kosovë, arrestohet

17 vjeçari ther bashkëmoshatarin në Fushë Kosovë, arrestohet

14 mars 2019 13:34

Sot rreth orës 10:00, policia ka marrë informacionin se në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, saktësisht në afërsi të shkollës një nxënës është therur me thikë, bën të ditur Policia përmes një komunikate për media.

Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga hetuesit e stacionit policor te Fushë Kosovës si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast të therjes me thikë ku viktima:

V. A mashkull, 17 vjeç, shtetas kosovar, ka marrë plagë nga arma e ftohët dhe i njëjti menjëherë është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Lidhur me këtë rast, policia ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë personin e dyshuar: A. A, mashkull, 17 vjeç shtetas kosovar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në rastin në fjalë.

Mbështetur në rezultatet e para të punës policore hetuesit kanë ngritur versionin e hetimit se ngjarja është paraprirë nga një mosmarrëveshje në mes të dyja palëve.

Ndaj të dyshuarit pas marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e arrestit policor për ta dërguar më pas në qendrën e mbajtjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme