Kronikë

Arrestohet 22-vjeçi në Ferizaj, gënjeu se ishte rrëmbyer

Foto: Koha / ilustrim

e njësitit të hetimeve në Ferizaj, kanë arrestuar të dyshuarin D. Z . (m/sh/k 22 vjeç) me dyshimin e bazuar se i njëjti, me qëllim përfitimi, kishte inskenuar rastin e rrëmbimit të tij nga një person.

I dyshuari D.Z. dje me 10.3.2019, ishte paraqitur me emër të rrejshëm me sms dhe kishte kërkuar nga motra e tij të dorëzojë 200 euro, duke i thënë se vëllai i saj është rrëmbyer.

“Rasti është paraqitur në polici ku menjëherë kanë filluar hetimet lidhur me këtë rast dhe më vonë nga motra e cila kishte paraqitur rastin kemi pranuar informatën se i njëjti është kthyer në shtëpi. Hetimet e mëtejme kanë rezultuar me deklarimin si dhe pranimin në tërësi të inskenimit të rastit të rrëmbimit nga vet ai. Me vendim të prokurorit të shtetit,i dyshuari dërgohen në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.