Kronikë

Një grua goditet nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë

Një grua goditet nga kamioni në magjistralen Prishtinë-Pejë
Foto: Ilustrim/Koha
 

Një grua ka mbetur e lënduar pasi është goditur nga një kamion në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili po ashtu ka treguar se e lënduara po merr tretman mjekësor në emergjencë.