Kronikë

Arrestohen dy persona pasi falsifikonin tema diplome

Foto: Koha / ilustrim
 

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Prishtinë, në fillim të këtij viti, kanë filluar hetimet pasi në rrjetin social (Facebook) dhe në faqen e blerjeve online ‘merr-jep’, kanë hasur njoftime të tilla si: ‘punojmë tema diplome...’, duke vendosur edhe çmimin e këtij shërbimi (zakonisht 300 euro).

Policia për këtë dukuri ka njoftuar Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe ka kërkuar lejimin e masave të fshehta të hetimit, në rastin konkret ‘blerje e stimuluar’.