Në Vushtrri dje janë arrestuar dy të mitur me dyshimin se kanë sulmuar me thikë dy të mitur të tjerë, transmeton Koha.net.
“Janë arrestuar dy të dyshuar moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dyshohet me mjet të mprehtë-thikë dy viktimat gjithashtu moshë e mitur meshkuj K/Shqiptarë”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit pas intervistimit në prani të prindit dhe punëtorit QPS janë liruar në procedurë të rregullt.