Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar Foto: Ilustrim

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Prishtinë, s’ka të lënduar

05 March 2019 10:11

Është djegur një shtëpi dje në fshatin Ballaban të Prishtinës dhe përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, transmeton Koha.net.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se në rrethana të panjohura shtëpinë e tij të pabanuar por të mobiluar e ka përfshirë zjarri. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i zjarrfikësve i cili ka lokalizuar dhe ka shuar zjarrin. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, thotë PK.

Rastit i janë përgjigjur njësitet relevante policore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme