Kronikë

Konfiskime armësh në katër komuna

Foto: Policia e Kosovës

Dje në katër komuna të Kosovës janë gjetur dhe janë konfiskuar armë dhe municion, transmeton Koha.net .

Në Obiliq dje është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit mashkull K-Shqiptar, me ç’rast është gjetur dhe është konfiskuar një armë automatike AK-47, 19 fishekë të cal. 7.65 mm dhe një karikator. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thotë raporti nga Policia .

Dje në Fushë Kosovë, gjatë një bastisje në shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar janë gjetur dhe janë konfiskuar një revole TT me tetë (8) fishekë 7.62 mm dhe një AK-47 me tridhjetë e një (31) fishekë dhe një pushkë gjuetie me trembëdhjetë (13) fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në Prishtinë gjatë një kontrolli tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar kanë gjetur dhe kanë konfiskuar një revole dhe 8 (tetë) fishekë të kalibrit 7.65 mm. Me urdhër të prokurorit kujdestar, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë, gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit mashkull K/Shqiptar është gjetur dhe është sekuestruar një pistoletë me tre copë fishekë. I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Po dje dhe po në këtë qytetet është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe i janë konfiskuar dy armë zjarri AK-47, një pushkë gjysmë automatike dhe 151 fishekë.