Kronikë

Dënohet me tetë vjet burgim për vrasjen që e kreu para 20 vjetësh në Kaçanik

Foto: Koha

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me tetë vjet burgim personin me inicialet Z.V. për vrasjen që e kishte kryer në shkurtin e vitit 1999 në Kaçanik. Gjykata ka bërë të ditur se tashmë i dënuari në kohën e vrasjes ishte i mitur.

“I mituri – tani madhor, akuzohet së në shkurt të vitit 1999 në Kaçanik për motive të ulëta, me dashje, në mënyrë dinake e ka privuar nga jeta tani të ndjerin H.V, në atë mënyrë që derisa tani i ndjeri së bashku me nipin e tij po ktheheshin nga shitorja e fshatit për në shtëpinë e tyre, i mituri iu vihet pas dhe duke i përcjellë e pasi u ofrohet iu thotë : ‘Ndaluni se kam punë me ju!’ dhe në momentin kur H. kthehet mbrapa për të shikuar, i mituri e godet me thikë në gjoks dhe pëson plagë vdekjeprurëse të shkaktuara nga thika, me ç’rast H.V kishte vdekur në vend”, thuhet në njoftimin e Gjykatës..

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.