Kronikë

Kompania ku punonte 22-vjeçi jep detaje se si vdiq ai

Foto: Ilustrim

Kompania Lab-Oil nga Prishtina, përmes një komunikate për media ka treguar detajet e vdekjes së 22 vjeçit nga Mushtishti i Suharekës, i cili humbi jetën në vendin e punës.

“Më datë 24.02.2019 në fabrikën e Petrokoksit që gjendet në Preoc (magjistarja Prishtinë-Ferizaj), aksidentalisht ka humbur jetën punëtori ynë, Krenar Jemini (1997). I ndjeri Jemini në momentin kritik ka qenë duke kryer punët e tij në fabrikë dhe ka shkarë në shiritin transportues të fabrikës, ku ka marrë lëndime vdekjeprurëse. Kompania Lab-Oil me anë të kësaj komunikate dëshiron që të bëjë me dije për opinionin se kjo është e vërteta e ngjarjes tragjike që ka ndodhur në kompaninë tonë. Familjes së ish-punëtorit tonë, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në komunikatë, transmeton kosovapress.

Njëzetedy vjeçi nga Suhareka vdes në vendin e tij të punës në Prishtinë