Kronikë

Arrestohet një grua në Prishtinë, për disa muaj rresht kreu 14 vjedhje

Është arrestuar një grua në Prishtinë, pasi siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë, kreu 14 vjedhje të ndryshme.

“Pas hetimeve të vazhdueshme është arrestuar nga Policia e Kosovës, e dyshuara femër K/Shqiptare pasi që dyshohet se e njëjta për disa muaj rresht kishte kryer 14 raste të vjedhjeve në lokacione të ndryshme në Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

Pas intervistimit e dyshuara me urdhër të prokurorit ajo u dërgua në qendrën e mbajtjes.