Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurin Sh. K., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, 24 herë ka kryer veprën penale “vjedhje”, nga neni325 parag.1 nënparag 1 të KPRK-së.
“I pandehuri dyshohet që ka kryer 24 vjedhje të biçikletave në data, dhe lokacione të ndryshme dhe sipas deklaratave të dëmtuarve dëmi material që iu ka shkaktuar arrin shumën e 5.085 euro”, thuhet në raport.
Prokurori i rastit ndaj të pandehurit Sh. K., ka kërkuar masën e paraburgimit në afat prej 30 ditësh.