I caktohet një muaj paraburgim, kishte rrahur gruan pasi nuk ia kishte përgatitur bukën

I caktohet një muaj paraburgim, kishte rrahur gruan pasi nuk ia kishte përgatitur bukën

14 February 2019 15:56

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej një (1) muaji ndaj të pandehurit me iniciale V.K. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, lëndim i lehtë trupor nga neni 188 par.3.nën para.3.1 lidhur me para. 1. të KPRK-së, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës së arrestimit 12.02.2019 e cila do të zgjasë deri me datën 12.03.2019.

Nga shkresat e lëndës rrjedhë dyshim i bazuar se në ditën kritike me datën 12.02.2019 rreth orës 15:05 minuta, në rrugën “Justiniani” në Prizren, gjegjësisht në shtëpinë e përbashkët familjare, pas një fjalosje paraprake dhe mosmarrëveshje që kishte me të dëmtuarën, bashkëshorten e tij viktimë e ndjeshme, për shkak se e dëmtuara nuk ia kishte përgatitur bukën, i pandehuri e sulmon fizikisht të njëjtën duke e goditur me grusht në pjesë të ndryshme të trupit derisa e dëmtuara kishte rënë pa ndjenja në dysheme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme