Një muaj paraburgim për burrin që detyroi gruan të abortojë në muajin e 5 të shtatzënësisë

Një muaj paraburgim për burrin që detyroi gruan të abortojë në muajin e 5 të shtatzënësisë

14 February 2019 14:38

Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit Sh.H., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar presion dhe dhunë psikologjike tek bashkëjetuesja A. R., në mënyrë që të marr vendimin për abortimin e fëmijës. Me këto veprime i pandehuri Sh. H. ka kryer veprat penale, shtrëngimi dhe shtytja në kryerjen e veprës penale ndërprerja e palejuar e shtatzënisë, vepra të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në komunikatë.

Arrestohet burri në Gjilan, detyroi gruan të abortojë në muajin e pestë të shtatzënësisë

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që po të caktohej ndonjë masë më e butë, i pandehuri mund të ndikonte tek dëshmitarët.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme