Kërkohet paraburgim për personin që theri me thikë në faqe një person Foto: Ilustrim

Një muaj paraburgim për vrasje në tentativë në Pejë

11 shkurt 2019 09:45
16:16

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin F.Q., që dyshohet për veprën penale ‘vrasje në tentativë’.

Sipas gjykatës, me datë 9 shkurt 2019, rreth orës 22:00, përballë lokalit “Fox Bar”, në Pejë, i pandehuri kishte dalë jashtë lokalit për të biseduar rreth një mosmarrëveshje me të dëmtuarin, me ç’rast kishte nxjerrë një thikë nga xhepi dhe e kishte goditur të dëmtuarin në faqen e majtë.

Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji nga data 11.02.2019 deri me datë 11.03.2019.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

09:45

Kërkohet paraburgim për personin që theri me thikë në faqe një person

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 178,lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatë.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme