1 perditesime
10:09

Viktima te “Santea” dyshohet se vdiq derisa po pastronte

Një person ka mbetur i vdekur derisa po pastronte një pjesë të parkut te “Santea”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu mjeku ka konstatuar se personi ka vdekur, raporton KTV.

Banorët përreth lagjes kanë thënë se viktima ka qenë pastrues vullnetar i kësaj lagje.

Viktima është rreth të 50-ave.

10:01

Gjendet i vdekur një person te “Santea” në kryeqytet

Një person është gjetur i vdekur në kryeqytet, te “Santea”.

Ai është gjetur i vdekur pranë një peme. Policia është në vendin e ngjarjes.

Edhe KTV-ja gjendet aty dhe do të sjellë informacione të reja.