Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Ngacmon të miturën 14-vjeçare në Gjilan, ngrihet padi

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J. (1993), për shkak të veprës penale ‘’ngacmimi’’.

Sipas aktakuzës, më 23 – 25 janar 2019, në Gjilan, i pandehuri me veprimet e tij, me qëllim të frikësimit, me dashje dhe me përdorimin e kërcënimit se do të zbulojë diçka që mund të dëmtojë nderin ose autoritetin e tjetrit, e ka shqetësuar të miturën e moshës 14-vjeçare, A.D., në atë mënyrë që përmes rrjetit social Whats App, ka kërkuar nga ajo që të takohen dhe të kenë marrëdhënie intime, në të kundërtën ai do t’i zbulonte dhe publikonte disa fotografi, në të cilat ajo kishte dalë e zhveshur, me ç’rast me këto veprime tek e dëmtuara ka shkaktuar pasiguri, frikë dhe shqetësim të madh emocional.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës, që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor për këtë vepër penale.