Kronikë

Aktakuzë për klinasin që votoi dy herë në zgjedhjet lokale të 2017-ës

Descriptive Text

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.B., për veprën penale “Keqpërdorim i të drejtës së votimit”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.B., me datën 22 tetor të vitit 2017, gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2017, ka votuar dy herë me kusht, fillimisht në fshatin Grabanicë të Klinës, pasi shfrytëzon të drejtën e votimit me kusht, i njëjtit me vonë voton prapë me kusht në fshatin Kpuz të Komunës së Klinës, mirëpo vota i është refuzuar pas verifikimit nga KQZ-ja në Prishtinë.

Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihen në barrë.​