Kronikë

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për grabitjen e mbi 8 mijë eurove në Deçan

Kërkohet paraburgim ndaj tre personave për grabitjen e mbi 8 mijë eurove në Deçan

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H., dhe A.G., me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Grabitje”, nga neni 329, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për zgjerimin e hetimeve, ndaj pesë të pandehurve, F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 22.01.2019, në qytetin e Deçanit, përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 (tetëmijepesëqindedyzetetre) mijë euro”, thuhet në komunikatë.