Kronikë

Katër persona mbyten në liqenin e Shkodrës

Descriptive Text

Një familje me 3 anëtarë nga Zeta e Malit të Zi, si dhe një djalë nga Podgorica u mbytën këtë të diele në liqenin e Shkodrës, kur stuhia përmbysi varkën me të cilën ata po lundronin.

Siç raporton mediumi malazez “Vijesti”, lajmi është bërë i ditur nga një person që ishte në të njëjtën varkë me viktimat.

Sipas Radojica Rashoviq, janë mbytur burrë e grua dhe vajza e tyre, si dhe një djalë, i cili u përpoq t’i shpëtonte ata. Varka kishte rreth 9 persona, të cilët kishin shkuar në Manastirin “Vranjina”, por të tjerët arritën të dilnin në breg, duke shpëtuar rrjedhimisht, transmeton tch.

Ekipet e shpëtimit ndodhen ende në vendin e ngjarjes. Drejtori i Parkut Kombëtar të Malit të Zi, Nenad Ivanoviq konfirmoi se një trup është gjetur ndërsa po kërkohet për personat e tjerë.

Departamenti i Emergjencave, përfshirë edhe një helikopter ndodhen në vendin e ngjarjes, ku po punojnë për gjetjen e personave të tjerë.