Kronikë

Një këmbësor goditet nga vetura, dërgohet në QKUK

 

Një person është goditur nga një veturë në vendkalimin për këmbësor, në Prishtinë.

Viktima ka pësuar lëndime, ndërsa është dërguar me autoambulancë për në Qendrën Klinike Universitare, raporton Kosovapress.