Një burrë egjiptian, i raportuar si i zhdukur që nga 19 janari, dje është paraqitur në stacionin Policor në Pejë me ç’rast ka deklaruar se gjatë kësaj kohe së bashku me një person tjetër kanë kryer disa vjedhje.
Policia bën të ditur se i njëjti është arrestuar dhe me këtë rast është dërguar në mbajtje, transmeton Koha.net.
“Në lidhje me rastin raportohet se me 30.01.2019 është paraqitur në stacion policor personi i raportuar si i zhdukur mashkull K/Egjiptian . Gjatë intervistimit i njëjti ka deklaruar që së bashku me një person tjetër, gjatë kohës sa ka qenë i raportuar si i zhdukur, ka kryer disa vepra penale të vjedhjeve në lokacione të ndryshme”, thotë PK.