Në fshatin Kaçibeg të Podujevës sot është arrestuar një burrë me dyshimin se ka dëmtuar derën dhe dy dritare të një xhamie, transmeton Koha.net.
Policia e Kosovës bën të ditur se i dyshuari është me të meta psikike, derisa rasti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar (me të meta psikike), pasi që i njëjti, dyshohet me një mjet të fortë-çekan kishte dëmtuar derën e objektit fetar-xhamisë dhe kishte thyer edhe dy dritare të këtij objekti”, thotë PK.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.