Në fshatin Uglarë, Fushë Kosovë, dje ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Në raportin 24 orësh, policia thotë se lëndime të rënda trupore ka pësuar një mashkull K/Shqiptar pasi vetura të cilën po e drejtonte ai, si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në rrethojat metalike të rrugës.
I lënduari është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.