Kronikë

Dy kërkesa për paraburgim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj

Foto: Koha / ilustrim

Ferizaj, 22 Janar -- Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka paraqitur dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj kundër dy të pandehurve.

Më datë 21.01.2019, i pandehuri SH.O., është arrestuar në bazë të urdhër-arrestit ndërkombëtar për shkak të veprës penale “Falsifikim i dokumentit” neni 392. par. 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe ndaj tij nga ana e Prokurorisë Themelore në Ferizaj është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit .

Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se kundër të pandehurit E.H., ka bërë kërkesë për caktim të masës së paraburgimit, sepse ekziston dyshimi i arsyeshëm se tek i pandehuri E.H., është gjetur sasi narkotiku të llojit marihuanë, me peshë 17.54 gram, sasi kjo e ndarë në pesë vende, tri qese dhe dy cigare (xhointa) e të cilën sasi e ka pasur në posedim me qëllim që ta shesë apo ta shpërndaj, me të cilën do të kryente veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotoikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 par.1 të KPRK-së.

Me vendim të prokurorit të Shtetit i pandehurit E.H., gjendet në ndalim që nga data 21.01.2019 dhe ndaj tij është marrë aktvendim për fillim të hetimeve.