Kronikë

Aktakuzë kundër shtatë të pandehurve për shpërndarje dhe blerje të drogës

Foto: Koha / ilustrim

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër D.G, B.A, E.A, L.F për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe ndaj të pandehurve B.B. dhe M.K., për veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit D.G., B.A., E.A, dhe L.F., në periudha të ndryshme kohore, si bashkëkryes kanë blerë dhe shpërndarë lloje të ndryshme të narkotikëve, me çka kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërsa dy të pandehurit tjerë, B.B dhe M.K., sipas aktakuzës, kanë blerë lloje të narkotikëve (marihuanë dhe kokainë) me qëllim posedimi nga të pandehurit B.A., E.A, dhe L.F, me çka kanë kryer veprën penale “Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si më lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale me të cilat ngarkohen.​