Gjykata ka shpallur aktgjykimin në rastin e terrorizmit për të akuzuarit Ardian Mehmeti, Nuredin Sylejmani, Valon Shala, Genc Selimi, Musli Hyseni.
Ardian Mehmeti është dënuar me shtatë vjet burgim e 2800 euro gjobë, Nuredin Sylejmani me gjashtë vjet burgim e 1800 euro gjobë, Valon Shala me pesë vjet burgim e 1800 euro gjobë, Genc Selimi 4 vjet e 6 muaj burgim, Musli Hyseni një vit burgim dhe 600 euro gjobë, raporton KTV.
Valon Shala, Ardian Mehmeti, Genc Selimi, Nuredin Sylejmani dhe Musli Hyseni akuzohen për organizimin dhe drejtimin e një grupi terrorist, pjesëmarrjen në grup terrorist, përgatitjen e veprave penale terroriste, prodhimin e paligjshëm të materialeve shpërthyese, posedimin e paligjshëm të armëve dhe të eksplozivëve, nxitjen e urrejtjes fetare, sulmin e rëndë në territorin e Kosovës, si dhe kryerjen e terrorizmit brenda territorit të Siri.
Shumica e të akuzuarve janë dënuar për armëmbajtje pa leje, prodhim e transport të armëve. Prokurori është tërhequr nga vepra penale e terrorizmit në mungesë të provave.
I akuzuari Genc Selimi është dënuar edhe për veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe përçarjes.
-
30 vjet e gjysmë burgim dhe 5 mijë euro gjobë ndaj katër të akuzuarve për terrorizëm
-
26 vjet burgim tre kosovarëve e një turku që transportuan 113 kg heroinë nga Iraku
-
Një muaj paraburgim të dyshuarve për terrorizëm
-
45 vjet burgim për ish-ushtarët e ISIS-it nga Maqedonia e Veriut
-
Shpallet i pafajshëm grupi prej 5 personash i akuzuar për terrorizëm