
Një i arrestuar për vrasjen në Skenderaj më 1991
Një person është arrestuar të hënën në mesditë në Pejë nën dyshimin se në vitin 1991 kishte kryer një vrasje në Skenderaj.
Sipas njoftimit nga Policia e Kosovës, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Bëhet e ditur se i arrestuari është E.S. 47-vjeçar.
“Arrestimi i të dyshuarit, E. S., 47 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë në banesën e tij në qytetin e Pejës, mbi dyshime të arsyeshme për vrasjen e viktimës me inicialet S. B., vrasje kjo e ndodhur në vitin 1991 në Skenderaj. Hetuesit e krimeve të renda, në bashkëpunim me prokurorin e rastit, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e kryerjes së veprës penale ‘vrasje’. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policore prej 48 orëve”, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, transmeton KP.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.