Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova” Foto: Ilustrim/Koha

Aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”

21 janar 2019 10:07

Ka ndodhur dje një aksident me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, Malishevë.

“Raportohet për një aksident trafiku (vetë-aksident), ku drejtuesi mashkull K-Shqiptar duke mos e përshtatur shpejtësinë ka dalë nga rruga si pasojë e aksidentit vozitësi dhe katër pasagjerët meshkuj K-Shqiptarë, kanë pësuar lëndime trupore, ku njëri nga pasagjerët ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në obduksion. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë të rregullt.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme