Kronikë

Tre të lënduar në një aksident trafiku në Prizren

Descriptive Text

Në fshatin Korish të Prizrenit dje ka ndodhur një aksident trafiku me ç’rast tre persona kanë mbetur të lënduar.

Policia konfirmon se rasti ka ndodhur rreth orës 09:45, dhe janë lënduar dy burra e një grua, transmeton Koha.net.

“Raportohet për aksident trafiku në mes të dy veturave, ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy burra dhe një grua, shqiptarë. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thuhet në komunikatë.