Kronikë

Kapet gjilanasi i cili përmes postës porositi 300 gramë narkotikë në Gjermani

Kapet gjilanasi i cili përmes postës porositi 300 gramë narkotikë në Gjermani
Foto: Ilustrim/Koha

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, rreth orës 13:20 minuta, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, është ndaluar i dyshuari B.G. (1980), në kohëzgjatje prej 48 orëve.

“Ekziston dyshimi i bazuar që, i dyshuari B.G., nga Gjilani, përmes postës së shpejtë, ka porositur substanca narkotike, nga Gjermania, me ç’rast gjatë vlerësimit nga ana e zyrtarëve doganor është dyshuar se në pako gjendet substancë narkotike, e që ka rezultuar të jetë e llojit ‘’Amfetaminë’’ (amphetamine), në peshë prej 300 gramë, e cila është konfiskuar nga policia dhe dyshohet që i njëjti e ka porositur me qëllim shitjeje. Prokuroria, menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, me ç’rast nga ana e zyrtarëve policor është bastisur shtëpia e të dyshuarit, ku aty është gjetur edhe një armë zjarri, të cilën i dyshuari e posedonte pa leje përkatëse”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.