Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ndritur aktakuzë kundër të pandehurit, E.K., për veprat penale “Sulmi” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K, me datën 14 tetor të vitit 2018, rreth orës 21:30, pikërisht në shtëpinë e tij, me dashje ka përdorur forcë ndaj viktimës A.K. (bashkëshortes së tij) derisa natën kritike e dëmtuara me dy vajzat e saj vije në shtëpi, i pandehuri fillimisht i drejtohet me fjalët ‘Ku ishe tërë ditën’, e ku menjëherë fillon ta sulmoj të dëmtuarën, duke e kapur për flokë e pastaj duke e goditur edhe në pjesë të ndryshme të trupit”, thotë Prokuroria.
“Gjithashtu, derisa i pandehuri E.K. ishte duke sulmuar bashkëshorten e tij, në ato momente vajza e tij përpiqet për ta mbrojtur nënën e saj, i pandehuri fillon ta godasë me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore”, thekson më tej Prokuroria.
Me këto veprime, Prokuroria thotë se ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruara si me lartë.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin të shpall fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprat penale për të cilat ngarkohet.
-
15 janar 2019 10:21
-
Shpërndaje në: