Kronikë

Përfshihen nga zjarri dy shtëpi në Prishtinë

Foto: Koha

Janë përfshirë nga zjarri dy shtëpi në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar për Koha.net se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 derisa shton se nuk ka të lënduar.

{gallery}

“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një rast zjarri në lagjen ‘Kodra e Trimave’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore dhe zjarrfikësit. Nga zjarri janë përfshirë dy shtëpi, nuk ka persona të lënduar. Zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve ndërkohë që njësitet policore janë duke u marrë me rastin”, ka thënë Flora Ahmeti për Koha.net.