Kronikë

Arrestohet një i dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë - kërcënoi edhe Haradinajn

Arrestohet një i dyshuar për përgatitje të sulmeve terroriste në Kosovë - kërcënoi edhe Haradinajn
 

Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar një kallëzim nga Drejtoria Kundër Terrorizmit e Policisë së Kosovës, kundër të pandehurit B.E. për shkak të kryerjes së veprës penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës” lidhur me veprën penale “kryerja e veprës terroriste”.

I pandehur B.E., sipas Prokurorisë Speciale, gjatë fundit të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, është angazhuar në përgatitjen e akteve terroriste në Kosovë, ashtu që më 10 janar 2019, duke shfrytëzuar rrjetet sociale, ka publikuar foto kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, më mbishkrimin “Do t’ju vijë fundi o taguta shqiptar Bi’Idhnilah”, i bërë nga një person i maskuar, e në prapavijë shihet flamuri i organizatës terroriste ISIS.