Kronikë

Dy burra sulmojnë një grua në rrugë

Foto: Ilustrim

Dje në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, është sulmuar fizikisht një grua, nga dy burra të panjohur për policinë dhe vet viktimën.

“Viktima femër K/Shqiptare ka pësuar lëndime trupore (frakturë në këmbë) pasi është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur derisa ishte duke ecur në rrugë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa, të dyshuarit janë në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.