Kronikë

Çifti përleshet fizikisht shkaku i një mesazhi në telefonin e gruas, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyve

Çifti përleshet fizikisht shkaku i një mesazhi në telefonin e gruas, prokuroria ngre aktakuzë ndaj të dyve
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Gjilan kundër të pandehurve B.A. dhe A.A., për shkak të dhunës në familje.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.A., më 19 dhjetor 2018, në fshatin Budrikë, komuna Viti, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij A.A., në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje verbale mes vete, lidhur me një mesazh, të cilin i pandehuri e kishte lexuar në telefonin e saj, fillimisht fjalosen, pastaj e godet me telefon, e kap për flokë dhe me grushte e godet në pjesë të ndryshme të trupit, të cilës i shkakton lëndime të lehta trupore.