Gjendet i vdekur në traktorin e tij Foto ilustrim

Gjendet i vdekur në traktorin e tij

31 December 2018 13:35

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton për një person të vdekur, trupi i të cilit është gjetur në traktor.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gllavicë të Lipjanit.

“Raportohet se në arat e fshatit në traktorin e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K/Shqiptar. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të Prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Rasti po hetohet nga Polica.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme