Kronikë

Të shtëna me armë në Pejë, plagoset një person

Para rreth një ore raportohet të ketë ndodhur një incident i armatosur në qytetin e Pejës.

Drejtori i Spitalit të Pejës, Skender Dreshaj, ka konfirmuar për Koha.net se një person është plagosur dhe i njëjti është duke u trajtuar në spital.

“Një person ka ardhur me plagë në këmbë nga arma e zjarrit. Personi i plagosur është në të 40-at. Ai është plagosur me një plumb në këmbë ndërsa gjendja e tij është stabile”, ka thënë Dreshaj për Koha.net.

Edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Driton Rugova, e ka konfirmuar rastin për Koha.net, duke thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 22:15.

“Rreth orës 22:15 ka pasur një gjuajtje me armë zjarri me ç’rast një person ka mbetur i plagosur. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë. Njësitë relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Rugova.