Kronikë

Vritet një person në Kërçovë

Vritet një person në Kërçovë

Dje në orët e mbrëmjes është vrarë pronari i objektit hotelerik “Gurman” në Kërçovë të Maqedonisë. Ai është gjetur i vrarë me thikë brenda objektit të tij hotelerik.

Siç njoftojnë nga MPB, mbrëmë nëpërmjet një telefonate është lajmëruar se në objektin hotelerik “Gurman” në rrugën “Boris Kidriq” është gjetur i therur me thikë pronari i objektit M.S. (64) nga Kërçova.