Një turk është arrestuar dje në Mamushë me dyshimin se ka sulmuar fizikisht shoqen e tij, bën të ditur Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Turk pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht shoqen e tij viktimën femër K-Shqiptare”, thotë PK.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.