Vdes një person në Prizren, u vetaksidentua Foto: Ilustrim

Vdes një person në Prizren, u vetaksidentua

24 December 2018 11:36

Sot më 24 dhjetor 2018, në orët e hershme të mëngjesit është raportuar një vetaksident trafiku me fatalitet.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën rajonale Prizren –Suharekë, në hyrje të Suharekës. Në aksident është përfshirë një veturë, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident viktima ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar Ekipi i emergjencës së Suharekës në vendin e ngjarjes.

“Nga hetimet e para të bëra në vendngjarje nga hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, bëhet e ditur se si shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të veturës duke mos përshtat shpejtësinë e lëvizjes ndaj kushteve dhe rrethanave të rrugës”, njofton Policia e rajonit të Prizrenit.

Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të rastit është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme