Kronikë

Arrestohen në Drenas dy të dyshuar për grabitje

Arrestohen në Drenas dy të dyshuar për grabitje

Dy persona të dyshuar për grabitje janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se njësitet policore të rajonit të Prishtinës në kuadër të intensifikimit të masave të marra në drejtim të garantimit të rendit dhe sigurisë publike si dhe goditjes së individëve dhe grupeve kriminale, kanë organizuar punën e tyre me fokus të veçantë zbardhjen e veprave kriminale, identifikim dhe arrestimin e të dyshuarve të implikuar në ngjarjet kriminale.