Kronikë

Kapen dy shqiptarë duke kontrabanduar kafshë nga Serbia

Descriptive Text

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se dy burra shqiptarë janë ndaluar për shkak të kontrabandimit me kafshë.

Ata janë ndaluar dje në fshatin Hodonovc të Kamenicës, transmeton Koha.net.

“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët përmes rrugëve dytësore kanë kontrabanduar 13 (trembëdhjetë) krerë gjedhe pa dokumentacion valid nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Kafshët janë konfiskuar dhe janë dërguar në Doganën e Kosovës për procedim të mëtejmë”, thotë PK.

Me vendimin e prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit lirohen në procedurë të rregullt.