Një burrë është arrestuar dje në Pejë me dyshimin se ka rrahur bashkëshorten e tij, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.
Viktima raportohet se ka refuzuar të marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij femër K/Shqiptare, e cila ka refuzuar tretmanin mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri, pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thotë PK.