Kronikë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Fushë Kosovë

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, transmeton Koha.net.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media thotë se në aksident ishin të përfshira dy vetura, derisa të lënduarit kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton Koha.net.

“Raportohet se afër stadiumit ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore ka pësuar pesë persona. Të lënduarit kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi”, thotë PK.