Kronikë

30 ditë paraburgim për vjedhje të një laptopi

30 ditë paraburgim për vjedhje të një laptopi
Foto: Ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej tridhjetë (30) ditëve të pandehurit E.D., bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“I pandehuri dyshohet se me datë 14 dhjetor 2018, hynë në dyqanin e I.D., duke shfrytëzuar momentin e përshtatshëm derisa i dëmtuari I.D. ishte larguar nga lokali ku punonte dhe kishte shkuar në lokalin afër tij, i pandehuri E.D., pasi hynë në dyqan, nga tavolina merr kompjuterin laptop të markës “HP” më pas largohet në drejtim të pa njohur, dhe pasi identifikohet nga kamerat e sigurisë, arrestohet nga Policia e Kosovës”, thuhet në komunikatë