Policia e Kosovës ka gjetur rreth 15 kilogramë eksploziv në Gazimestan.
Mësohet se eksplozivi është gjetur në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë.
Lidhur me rastin, KTV ka kontaktuar me Flora Ahmetin, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se njësitet policore janë në vendin e ngjarjes, teksa ka shtuar se informatën për mjet të dyshimtë e kanë marrë rreth orës 14:00.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një mjet të dyshimtë në rrugën magjistrale Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në afërsi të fshatit Mazgit. Të gjitha njësitet policore të nevojshme për të menaxhuar me një situatë të tillë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme operative dhe ato të ekzaminimit. Aktualisht policia ka bllokuar segmentin rrugor në fjalë përderisa të kryhen veprimet e nevojshme policore, ndërkaq po asiston pjesëmarrësit në trafik për rrugët alternative. Ndërkohë që po kryhen veprimet e sipërcekura policia ka filluar një hetim preliminar lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, ka thënë ajo.