Kronikë

Katër të arrestuar dhe sekuestrim armësh në Prizren

Descriptive Text

Prokuroria Themelore në Prizren, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka arrestuar një grup të të dyshuarve, me inicialet B.S., L.SH., P.T., dhe F.XH., njofton Policia, transmeton Koha.net.

Dyshohet se ata kanë kryer në vazhdimësi katër vepra penale:

· Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge në bashkëkryerje, nga neni 273, paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK - së;

· Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse,;

· Detyrim ;

· Zjarr vënie.

Prokuroria dhe Policia kanë zhvilluar bastisje në katër lokacione të ndryshme,përfshirë shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të të dyshuarve dhe ka sekuestruar prova materiale të rëndësishme :

Një (1) automjet “Range Rover” me targa 04-551-FR;

Dy (2) çelësa te automjetit “Range Rover”;

Dy (2) telefona celularë, “Nokia” dhe “Iphone 7”;

Një (1) palë Dylbi, një (1) thikë patentë, pesë (5) pjesë të armës, si dhe një (1) fishek i armës;

Një Pushkë gjuetie me një palë dylbi;

Dy pushkë përsëritëse;

Një pushkë gjysmë automatike;

Një pushkë automatike - AK 47;

Pajisje për pastrimin e armës;

Një revolver;

Një pistoletë në formë të lapsit kimik;

Njëmbëdhjetë (11 ) fishekë të kalibrit të panjohur;

Një pushkë gjuetie;

Municion me kalibër të panjohur me sasi 136 copë;

Një palë dylbi me mbishkrimin “GPS - WIFI”;

Një granatë dore;

Një karikator me municion;

Gjashtë (6) Silenciator/shurdhues;

Tre (3) dylbi të armës;

Një karikator AK 47, si dhe 2 fishekë kalibër i panjohur;

Tre (3) sprej me mbishkrimin “NATO”;

Një Pushkë - M48 me 5 fishekë;

Një çantë dore me 9 paketime me fishekë të - AK 47, me nga 20 fishekë në secilin paketim (gjithsej 180 copë);

Një Karikator i armës - AK 47 me 4 fishekë;

Një gëzhojë e pushkës së gjuetisë;

10 krehër të fishekëve të AK 47 të zbrazura;

Një kuti e vogël me 14 fishekë me kalibër të panjohur;

Një telefon VIKO;

Një cigare e mbështjellë me substancë të dyshuar për narkotikë të llojit “Marihuanë”, me një peshë prej rreth 1.35 gram;

Një pushkë automatike e tipit AK- 47;

Një pushkë gjuetie me ndriçim;

Tetë (8) fishekë te pushkës “CHEDDITE – 12”;

Një palë dorëza të zeza dhe një kapelë e zezë;

Një pushkë gjysmë automatike e tipit 10 – she, me 26 fishekë të kalibrit 7.62 mm;

Një shurdhuese e armës (ngjyrë e zezë) dhe;

Dy fishekë të pushkës së gjuetisë.

Të gjitha këto dëshmi janë evidentuar në vendin e ngjarjes nga Policia e Kosovës janë sekuestruar dhe do të shërbejnë si dëshmi/prova në procedurat e mëtejshme penale.