Rrahu motrën e tij, arrestohet një burrë në Vushtrri

Rrahu motrën e tij, arrestohet një burrë në Vushtrri

06 dhjetor 2018 11:17

Në Vushtrri dje është arrestuar një burrë me dyshimin se ka sulmuar fizikisht motrën e tij, bën të ditur Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti e ka sulmuar motrën e tij viktimën femër K/Shqiptare”, thotë PK.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar më mbajtje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme